Mediat gjermane për tërmetin: Rindërtimi mund të kushtojë deri në 1 miliardë euro
04/12/2019 18:26

Ende nuk ka shifra zyrtare, megjithatë rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri duket nuk do të jetë vetëm një sfidë njerëzore dhe teknike, por edhe e kushtueshme, thotë në faqen e tij online televizioni gjerman ARD. Dhe Shqipëria, theksohet aty, është një vend i varfër. Ekspertët pretendojnë se rindërtimi mund të kushtojë deri në një miliard euro, vazhdon ARD. Shumë individë dhe kompani në Shqipëri dhe jashtë saj kanë dhuruar tashmë para, duke mbledhur deri tani rreth 15 milion euro. Një komision i posaçëm duhet të kanalizojë këto para dhe të sigurojë transparencë, sepse korrupsioni është një problem i madh në Shqipëri, thuhet me tej. Qeveria, vazhdon televizioni I njohur gjerman, ka njoftuar planet për ndërtimin e lagjeve të reja në Tiranë, Durrës dhe Kurbin. Në periudhën afat të shkurtër, do të ndërtohen deri në 5,000 apartamente, në planin afatgjatë edhe 10,000. Për më tepër, qeveria planifikon strehim social, shkolla të reja, kopshte dhe supermarkete. Të gjitha këto, kushtojnë shumë. Kryeministri Edi Rama propozon një konferencë donatorësh e në samitin e NATO-s në Londër, dëshiron të promovojë ndihmën e rindërtimit. Shkrimi kujton sesi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka premtuar tashmë ndërtimin e 500 shtëpive të reja ndërsa Shqipëria kërkon mbështetje edhe në Azi ose Arabinë Saudite. Në të gjitha këto, shton ARD, Shqipëria po mbështetet përpos te tjerash edhe tek njohurinë e ekspertëve të huaj, në procesin e verifikimit të banesave të dëmtuara.

Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37