Banorët e fshatit Gjonbabës denoncojnë në Fiks Fare një rrjet elektrik të paprekur që nga koha e elektrifikimit të vendit. Shtylla druri të amortizuara, tela të varur, luhatje të forta tensioni dhe rrezik për pajisjet shtëpiake dhe jetën e banorëve. Ekipi i Fiks Fare udhëton 5 orë larg Tiranës për të dokumentuar realitetin e zonës, ku problemet me energjinë dhe rrugën e amortizuar e kanë izoluar fshatin prej vitesh. Pas denoncimit, OSHEE ndërhyn dhe vendos transformatorin e ri, duke stabilizuar furnizimin me energji elektrike. Megjithatë, banorët kërkojnë një zgjidhje përfundimtare për rrjetin elektrik, shtyllat e amortizuara dhe infrastrukturën rrugore, që sipas tyre ka dekada pa investime.