Pritshmëritë për Prokurorinë e Posaçme SPAK janë të larta, dhe qytetarët po e shprehin këtë gjë me denoncime të cilat kanë filluar ti depozitojnë pranë zyrave të prokurorisë anti korrupsion dhe antikrimit të organizuar. Disa qytetarë kanë dorëzuar kallëzime sa i takon çështjes së pronave. Të tjerë kërkojnë hetime për prokurorë dhe gjyqtarët dhe të tjerë kërkojnë ende drejtësinë e pagjetur.