Një qytetar denoncon publikisht përvojën e tij pas një operacioni në hundë pranë Family Hospital. Franci Ajdinaj thotë se hyri për të përmirësuar frymëmarrjen dhe estetikën, por sot pretendon se është më keq se më parë.Sipas tij, ndërhyrja e kryer nga mjeku Tedi Minarolli nuk u realizua sipas marrëveshjes.Ai shprehet se hunda i ka mbetur e shtrembër dhe ka vështirësi serioze në frymëmarrje.Konsulta të tjera mjekësore i kanë sugjeruar ribërjen e operacionit me kosto të lartë që variojnë nga 15 deri në 20 mijë euro.