Një 70-vjeçar i kthyer një javë më parë nga Anglia vrau ditën e djeshme me armë zjarri fqinjin e tij 55 vjeçar si dhe plagosi fqinjin tjetër, në rrugën "Fatos Shupi" në Laknas. 70-vjeçari Maliq Marku me origjinë nga Dibra vrau duke e qëlluar katër herë me pistoletë 55 vjeçarin Shefqet Hasa, si dhe duke plagosur fqinjin tjetër, Besim Keça, të dy nga Hasi. Fatmirësisht, Besim Keça ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Krimi ndodhi pasi autorët u konfiktuan për kanalin e ujërave të zeza. Gazetar: Kristo Kote