Burrat kanë dominuar historinë e krimit të organizuar si bosë, kapo, ushtarë dhe bashkëpunëtorë. Ata tradicionalisht i kanë lidhur gratë me role të dorës së dytë, si prostituta, valltare, shërbyese... Cosa nostra apo mafia siciliane, janë patriarkate të shkollës së vjetër. Familjet amerikane të krimit kanë qenë po ashtu klube ku lejoheshin vetëm meshkuj. Në filmat me mafia, femrat zakonisht portretizojnë nëna, bashkëshorte, motra, të dashura e në rastin më të mirë, keqbërëse të nivelit më të ulët. Sidoqoftë, kjo histori ka ndryshuar në një shkallë të kufizuar por të konsiderueshme gjatë dekadave të fundit pasi agjencitë e rendit në të gjithë globin kanë arrestuar gjithnjë e më shumë bosë mafiozë dhe trafikantë droge...këta burra kanë marrë dënime të gjata me burg duke lënë boshllëqe pas në rrjetet e tyre. Në itali, ku krimi i organizuar në dukje ka rrënjë të thella, ky realitet ka bërë që të krijohen mundësitë që një numër grash të zëvendësojnë burrat si bosë krimi.