Gjatë protestës së Partisë Demokratike më 15 dhjetor, një student doli në foltore dhe deklaroi se zyrtarë të shtetit i kishin kërkuar 5 deri në 10 mijë euro ryshfet për një vend pune. Fiks Fare e takoi studentin Eljon Kaja, 23 vjeç, aktivist i forumeve rinore të PD-së, për të verifikuar pretendimin. Por gjatë bisedës, ai pranon se: nuk ka shkuar në asnjë zyrë shteti, ryshfeti i është kërkuar “në kafe”, nga sekserë nuk ka emra, as zyrtarësh dhe as sekserëshdhe në përfundim nuk dëshiron të denoncojë askënd. “Edhe tanët po qenë, njësoj do kërkojnë lekë” – deklaron ai. Fiks Fare tentoi ta shoqëronte për të denoncuar rastin konkret, por studenti u tërhoq, duke e lënë akuzën pa asnjë fakt të verifikueshëm.