Ambientalisti Sazan Guri ka dhënë alarmin mbi një marrëveshje të pritshme, që rajoni i Pulias në Itali, të furnizohet me ujë të pijshëm nga Shqipëria, nga zona e Tepelenës apo Ujit të Kaltër. Corriere Della Sera publikoi informacion mbi projektin, i cili parashikon transportimin e ujit nga Gjirokastra në Pulia, përmes 85 kilometrave tubacione nënujore dhe 120 kilometrave tubacione tokësore.