“Më goditi me gotë birre, humba njërin sy”, autori u dënua “në gjendje të lirë” – Fiks Fare
11/12/2023 20:45

Një mësuese, në prag pensioni, kërkon drejtësi për djalin e saj. Tefta Çeçaj iu drejtua emisionit “Fiks Fare” për një ngjarje që ka ndodhur në datë 8 nëntor 2022, te rruga “Tish Daia” në Tiranë. “Ngjarja i ka ndodhur djalit tim Bergi Çeçaj, 33 vjeç. Ai ishte duke luajtur me shokët në një lokal të lagjes. Pasi përfundojnë lojën, djali qëndron për të parë një ndeshje. Shokët u larguan, në momentin që kthehet nga televizori dhe dikush i thotë që ju të rinjtë e sotëm s’dini të luani. Personi pas disa minutash ngrihet nga tavolina dhe e godet djalin me gotë birre në fytyrë. I thyhet gota e birrës në fytyrë. I shkëputet retina, pati shumë të çara në fytyrë” thotë Tefta. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit Në video duket i dëmtuari Bergi Çeçaj që qëndron në një tavolinë. Nga tavolina ngjitur ngrihet një person, i merr gotën e birrës dhe e qëllon në fytyrë. Bergi vë duart në kokë dhe dyshemeja e lokalit mbushet gjithë gjak. Autori, sikur mos të kishte ndodhur gjë, ulët qetë – qetë në vendin e tij. Në lokal janë me dhjetëra klientë, por askush nuk i jep ndihmën e parë! Ajo ka “luftuar” me sistemin e drejtësisë që autori të marrë dënimin e merituar, por sot e kësaj dite ai është i lirë. Gjykata e dënoi me 3 vite burg, minimumin që parashikohej në Kodin Penal. Madje, edhe me gjykim të shkurtuar. Sikur mos të mjaftonte kjo, gjykata nuk nxori një urdhër ekzekutimi për të arrestuar autorin dhe të kryente 2 vite burg, por e la të lirë deri në gjyqin në Apel, i cili mund të zgjasë me muaj me radhë.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Mars 2026
17/03 21:00
Monitorime/ Përplasje në studio, Fevziu të ftuarve: ‘Uluni more, uluni! – Fiks Fare
17/03 21:00
“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”, mln euro për 140 “baballarët e kombit”
17/03 20:45
Berisha rikthen sulmet ndaj ambasadorëve,histori që përsëritet ndër vite – Fiks Fare
17/03 20:30
DIGITALB DIGITALB