Në këtë episod të "Grida Duma Podcast", artistit provokues Robert Aliaj i rezervohet një hapësirë pa skenar, ku përplasen idetë mbi lirinë, stilin dhe "diktaturën" e ideologjive moderne. Një moment prekës është rrëfimi për mësues Petraqin dhe letrën post-mortum që Roberti i ka drejtuar, duke e falënderuar ironikisht që e "masakroi" dhe e bëri këtë që është sot.Duke folur për këngëtaren Parashqevi Simaku, Aliaj analizon se si "mëshira e popullit" mund të jetë më vdekjeprurëse se urrejtja. Ai jep definicionin e tij për Divën: një "bishë" me aurë toksike për këdo që tenton ta njollosë. Grida Duma sjell në skenë një projekt të ri mediatik, një podcast që shkon përtej lajmeve të ditës dhe debatit klasik politik. Ky podcast është një hapësirë për biseda të thella, personale dhe të sinqerta, ku personazhe të njohur ndajnë me publikun historitë që nuk i kanë treguar kurrë më parë. Qëllimi i këtij podcasti është të sjellë përpara publikut anën njerëzore të figurave të njohura, përmes rrëfimeve autentike mbi jetën e tyre, eksperiencat profesionale, sfidat, dështimet dhe momentet që i kanë formuar si individë.