Turistët e huaj po e vizitojnë vendin tonë gjithmonë e më shumë, por vetë shqiptarët e kanë të vështirë që të përballojnë pushimet. Një publikim i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal tregon se 60% e shqiptarëve nuk janë në gjendje që të përballojnë një javë pushime larg shtëpisë. Ky nivel mbetet më i larti në rajon, me 15 pikë përqindje mbi mesataren rajonale. Vetëm 40 % e shtetasve shqiptarë janë në gjendje që të përballojnë një javë larg nga shtëpia, më e ulëta në rajon.