Sonila dhe Gjergji janë një çift bashkëshortësh që krahas dashurisë që kanë për njëri tjetrin, i bën bashkë edhe pasioni i përbashkët për sportet. Çdo gjë nisi 10 vite më parë, kur Sonila nisi t’i përkushtohej të ushtruarit në palestër me kohë të plotë. Aty njohu edhe Gjergjin i cili po ashtu ndante të njëjtin pasion me të. Ata mendojnë njësoj dhe të përbashkëtat që kanë me njëri tjetrin i bëjnë të jenë një çift perfekt. Gazetare: Ema Shazivari