Kanë përfunduar zgjedhjet për Parlamentin Evropian ditën e djeshme ndërsa në Greqi “Demokracia e Re” e Kyriakos Mitsotakis ka fituar me një diferencë të madhe nga kundërshtarët e SYRIZA-s. Greqia ka siguruar 21 eurodeputetë, ku Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka siguruar një vend në parlamentin europian nën logon e partisë "Demokracia e Re", e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Beleri ka siguruar gjithsej 236 mijë vota dhe është renditur i katërti, sipas shifrave të publikuara nga mediat greke. Gazetare: Luçiana Hulej