Pesë personat e zhdukur në oqeanin Atlantik, në tentativë për të ekspoluar anijen e famshme Titanik, janë shpallur të vdekur një ditë më parë. Burrat në bord përfshinin Stockton Rush, CEO 61-vjeçar i OceanGate, si dhe biznesmeni britaniko-pakistanez Shahzada Daëood, 48 vjeç, djali i tij Suleman, 19 vjeç dhe biznesmeni britanik Hamish Harding, 58 vjeç. Njeriu i pestë në bord, Paul-Henry Nargeolet, ishte një ish-zhytës i marinës franceze 77-vjeçar dhe eksplorues i njohur.