Mëngjesin e së hënës kanë nisur hetimet për incidentin detar, si dhe kanë rifilluar kërkimet në det të hapur për gjetjen e trupit të pajetë të kapitenit të anijes “Edir”, 53-vjeçarit nga Azerbajxhani Khajam Mamadov, i cili rezulton i zhdukur që nga dita e diel.