Rreth 20 metra larg bregut humbën jetën si pasojë e mbytjes 4 persona pasditen e së premtes, në liqenin e Banjës, në zonën e Gramshit. Trupat e pajetë të 46 vjeçarit Arben Zogu, djalit të tij 14-vjeçar dhe djalit tjetër, 19-vjeçarit Rubens Zogu, por edhe kushëririt të tyre 20-vjecar, Melis Zogu u nxorën në breg nga palombarët e RENEA-s gjatë mbrëmjes së të premtes. Ndërkohë, qytetarët ankohen se shkak për tragjedinë është bërë neglizhenca e autoriteteve, të cilët nuk kanë vendosur tabela për te treguar se sa të rrezikshme janë gropat e thella në brendësi të liqenit.