Kryeministri i vendit Edi Rama ka shpërndarë një video nga aksioni i policisë pas urdhrit të dhënë nga vetë ai për mbylljen e disa ambienteve publike në kuadër të masave për ndalimin e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë. Rama ka shprehur falenderimin e tij për të gjithë pronarët të cilët kanë kontribuar dhe kanë qenë korrekt për këto masa.