Pas zbulimit të falsifikimit të tamponëve që nevojiten për të kaluar kufirin, qeveria greke ka vendosur që nga data 20 nëntor të mbyll pikën e kalimit kufitar të Kapshticës me një afat të papërcaktuar. Ndërkohë e hapur do të vijojë të jetë Kakavija, ku kalimi do të bëhet vetëm me testet me rezultate negative të covid, pasi në të ndodhe një ekip grek që bën verifikimin e tamponëve në kohë reale, nëse qytetarët janë të infektuar apo jo me covid.