Mbyllen zgjedhjet në Kosovë, dalin rezultatet dhe ndahen vendet në Parlament
07/11/2019 20:15

Qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit nuk kanë vendosur vetëm për një qasje të re qeverisëse por edhe frymë të re politike brenda Kuvendit të Kosovës. Legjislatura e shtatë do të përbëhet nga shumë fytyra të reja politike. Nga partia më e madhe, Lëvizja Vetëvendosje 17 nga 32 deputetë janë fytyra të paqena ndonjëherë në kuvend. Nga 29 deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, 12 do të ulen për herë të parë. Edhe për partinë që u rrëzua nga pushteti pas 12 vjetësh, votuesit e saj i dhanë besimin politikanëve të rinj. Nga 25 deputetë sa do ti ketë Partia Demokratike e Kosovës, 15 do të ulen për herë të parë në legjislativ. Ndërsa nga koalicioni 100 për qind Kosova, AAK- PSD, nga 14 deputetë 4 janë të rinj. Dy parti politike, pjesë e Qeverisë në detyrë më nuk do të jenë as pjesë e Kuvendit. Koalicioni Nisma- AKR sipas rezultateve përfundimtare kanë marrë vetëm 4.98 për qind të votave, rrjedhimisht duke mos e kaluar as pragun zgjedhor. Derisa nga PSD-ja si pjesë e koalicionit 100% Kosova, vetëm një person ka arritur të marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet. LVV-ja dhe LDK-ja sipas rezultateve përfundimtare kanë 61 përfaqësues në Kuvend, si rrjedhojë kanë vota të mjaftueshme për t’i quar përpara agjendat politike. Këto dy parti gjatë së enjte do të zhvillojnë takimin e gjashtë të grupeve punuese, për të diskutuar për harmonizimin e qëndrimeve për politikat sociale dhe projektet infrastrukturore. Menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve, pritet nënshkrimi i marrëveshjes për qeverisje, pas së cilës do të diskutohet temat e rëndësishme si dialogu, ndarja e ministrive dhe inkuadrimi i politikanëve nga komuniteti serb në Qeveri e që kanë mbështetjen e Listës Serbe.

Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17
Top News -Afati kushtetues për presidentin e ri/ Rreziku për zgjedhje të reja, asnjë hap nga partitë
02/04 11:01
Top News – “Asnjë votë për kandidatët e Kurtit”. LDK nuk do të mbështesë emrat e VV për president
01/04 17:27
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51