Është quajtur mbreti i kokainës! Është akuzuar se ka përmbytur evropën me kokainë. Është trafikanti që e ktheu Belgjikën në portin hyrës të drogës në kontinent. Europol e konsideronte atë emisarin më të suksesshëm të krimit ballkanik në amerikën latine... Po flasim për dritan rexhepin, ndoshta shqiptarin më të kërkuar nga shumë vende të botës, për një seri krimesh, por mbi të gjitha për trafikun e kokainës nga amerika latine në evropë, që të premten e 10 nëntorit, u arrestua në Stamboll të Turqisë.