Rubrika: Edi Manushi, Glenti Nallbani Këtë javë i ftuar në studio Arben Duro. Këngët e Liqenit dikur mblidhnin rininë e qytetit. Për kë shkruanin në vitet ‘80. Kush i bënte tekset e famshme. Këngët e ndaluara, grupet e reja dhe mbrëmjet e rinisë. Këngëtari Arben Duro tregon historinë e jetës, fëmijëria, emigrimi në Austri, divorci dhe rikthimi. Rinia në rrugët e Tiranës, Kinematë verore dhe shpërthimi i grupeve muzikore pas viteve 90. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.