Mblidhet qeveria teknike në Shkup/ Një ditë më parë u votua me 101 vota pro
04/01/2020 15:28

Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut do të mbajë sot mbledhjen e parë të rregullt me disa pika në rend dite. Në këtë mbledhje, te drejtuar nga shefi i ri i qeverisë, Oliver Spasovski, do të shqyrtohet propozimi për emërimin e zëvendësve të kryetarit të ekzekutivit, si dhe ai i krerëve dhe anëtarëve të komisioneve bazë të saj. Qeveria teknike nwië vendin fqinj u votua një ditë më parë në parlament me 101 vota pro dhe asnjë kundër. Ajo do të funksionojë përgjatë 100 ditëve të ardhshme, duke mbuluar periudhën deri në zgjedhjet e parakohshme të caktuara të mbahen në 12 prill. Në fjalimin e tij në Kuvend, Spasovski, që deri tani ka mbajtur portofolin e ministrit të punëve të brendshme, tha se prioritet kryesor do të ketë pikërisht organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve. “Qeveria e re do të vazhdojë kursin e deritanishëm për arritjen e integrimit euroatlantik të vendit. Ndodhemi në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme kur prej nesh pritet funksionimi i vazhdueshëm të gjitha institucioneve. Është koha kur duhet të organizohen zgjedhje të drejta dhe demokratike, por edhe të kryhen të gjitha detyrimet që dalin nga procesi i anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE”, ka thënë ai. Në Qeverinë teknike merr pjesë edhe VMRO DPMNE-ja opozitare, e cila do të drejtojë dy ministri, ndërsa do të ketë edhe tre poste zëvendësministrash. Por pavarësisht kësaj, kjo parti u tregua e ashpër në deklaratën e vet të fundit, ku thoshte se “dje ra Zoran Zaevi, ndërsa në 12 prill, do të bjerë e gjithë kryesia e LSDM-së”.

Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16
Top Channel/ IKMT aksion në Vlorë, shembet objekti i ndërtuar pa leje
09/04 17:15
Top News- Kinezet, prostitucion në Golem / Arrestohen katër të huaja në një shtëpi me qira
09/04 17:02
Top Channel/ Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: ja kur do të hapet aksi
09/04 16:51