Pa asnjë të ardhur dhe pa asnjë ndihme ekonomike, një kryefamiljar nga Gosa e Rrogozhinës udhëton çdo ditë me biçikletë deri në Kavajë. Në një gjendje jo te mirë shëndetësore dhe mes frikës nga koronavirusi, Islam Doda shkel karantinën çdo ditë dhe udhëton 8 km me biçikletë, për të siguruar ndonjë punë ditore që te blejë ushqimet për familjen.