Mbi 6 mijë mësues të vaksinuar, Manastirliu: Vendimi i EMA-s, rritet pranueshmëria për vaksinën
19/03/2021 15:39

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga shkolla ‘Qemal Stafa’ në Tiranë, ku po vijon procesi vaksinimi për mësuesit, deklaroi se procesi i vaksinimit ka ecur pa probleme. “Janë më shumë se 6100 mësues që deri tani janë vaksinuar. Në Tiranë janë 7 qendra vaksinimi, ndërkohë që vaksinimi po vijon në të gjithë vendin”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë theksoi se pas vendimit të Autoritetit Rregullator Europian të Barnave, është rritur pranueshëmria nga mësuesit për kryerjen e vaksinës antiCOVID. “Eshtë ulur hezitimi që kemi hasur në ditët e para. Autoriteti Europian i Barnave dje ka deklaruar se vaksina e AstraZeneca-s është një vaksinë e cila ka siguri dhe efektivitet. Është një vaksinë që ofron një mbrojtje madje edhe më të lartë sa ç’është vërtetuar deri tani në fazat e testimit të saj”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë tha se negociatat për doza të tjera vaksinash janë drejt fundit. “Jemi drejt përfundimit të negociatave dhe besojmë që shumë shpejt do të kemi lajme të mira përsa i përket fillimit të një vaksinimi masiv, duke ulur gjithashtu edhe grupmoshat për vaksinimin”, u shpreh Manastirliu. Procesi i vaksinimit po vijon me kalendar të kombinuar për mësuesit, të moshuarit mbi 80 vjeç dhe personelin shëndetësor, në pikat e përqëndruara si dhe në shkolla në të gjithë vendin. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 36,619 doza të vaksinës ndaj COVID19. 24,401 vaksinime për personelin shëndetësor, 6098 vaksinime për të moshuar dhe 6,120 vaksinime për arsimtarët.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23