Një atentat me dy të plagosur ka ndodhur mbrëmë (12 mars) rreth orës 19:30 në fshatin Grudë e Re, Shkodër. Si pasoj e atentatit janë plagosur Gjergj Ndershtiqaj, student në Akademinë e Sigurisë dhe kunati i tij Gjon Nika. Të dëmtuarit janë qëlluar me mbi 100 plumba duke shpëtuar mrekullisht. Autorët mësohet se kanë djegur automjetin e tyre dhe të të plagosurve. (Studenti i akademisë së Policisë Gjergj Ndërshtiqaj mësohet se është vëllai i drejtorit rajonal të Drejtorisë së Transportit Rrugor Marjan Ndershtiqaj). Gazetare: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj