Qytetarët në Japoni kanë harruar të buzëqeshin si pasojë e mbajtjes së maskave për tu mbrojtur nga koronavirusi gjatë periudhës së pandemisë. Për të mësuar përsëri buzëqeshjen, ata po regjistrohen masivisht në kurse me pagesë, e cila varion nga 60-70 mijë lekë për seancë. Pjesa dërrmuese e pjesëmarrësve në këto kurse janë persona të moshës deri në 30 vjeç.