Dhjetëra maturante të Shkodrës protestojnë kundër provimit të Gjuhë-Letërsisë. Sipas tyre testi ishte i ndërtuar me pyetje subjektive dhe disa alternativa që ishin përfshirë nuk ishin pjesë e programit mësimor. Ata paralajmërojnë bojkotim të provimit të ardhshëm nëse Ministria e Arsimit nuk tërhiqet.