Më 15 janar 1993, u kap në palermo Toto Riina. Ekzaktësisht 30 vite më vonë, u arrestua në të njëjtin qytet, Matteo Mesina Denaro, në moshën 60 vjecare, një nga të shumëkërkuarit më të rrezikshëm në botë... I quajtur edhe ‘U Siccu’-i dobëti, apo Diaboliku, Messina Denaro e nisi ngjitjen e shkallëve të krimit në 1989-ën kur edhe u denoncua për lidhje me mafian dhe pjesmarrje në luftën mes klaneve Accardo dhe Ingoglia di Partanna. Vetëm 20 vjec, ai u bë nxënësi i Toto Riinës. Por nuk erdhi nga jashtë mafies...babai, ‘don Ciccio’, në fakt, ishte shefi i mafias Trapaneze. Ai e transformoi Cosa Nostran duke e shkëputur nga tradita e luftës për ta katapultuar në botën e sipërmarrjeve... Për 30 vite Matteo Messina Denaro mundi ti shpëtonte autoriteteve. Ai kishte zgjedhur rrugën e ‘komunikimeve thelbësore’: letra të shkurtra e pa të dhëna kompromentuese. “Mos shkruani kurrë emrin e të kërkuarit të cilit i drejtoheni”, këshillonte ai njerëzit e besuar, “Mos flisni në makinë sepse mund të ketë përgjues, diskutoni gjithnjë në ambjente të hapura dhe larg nga telefonat. Hiqni madje edhe orët e dorës”.