Maskat veneciane më të njohura në botë prodhohen prej 21 vitesh në Shkodër. Së bashku me z. Edmond Angoni, sipërmarrësin e fabrikës ku ato prodhohen kemi eksploruar procesin e realizimit të këtyre kryeveprave në miniaturë si edhe historikun e maskave veneciane.