Ekspertja për sigurinë kibernetike, Nadia Elbasani, dhe eksperti për ekonominë, Igli Tola, analizuan në Top Talk Economy mashtrimet me kriptovaluta, pasojat që po bëhen gjithnjë e më problematike. Ata u ndalën tek disa nga këshillat që duhet të kemi parasysh, për të mos rënë pre e mashtrimeve online. Ndër të tjera ekspertët zbuluan disa nga arsyet të cilat bëjnë që të biem pre e mashtrimeve online, të cilat më pas sjellin një dëm ekonomik tek individët e prekur.