Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare deklaron se ka denoncuar në organet hetimore 4 agjenci ilegale, që mashtrojnë qytetarët për të investuar në bursa. Kryetari i Bordit Ekzekutiv të AMF-së, Pajtim Melani sqaron se, të vetmet institucione që ushtrojnë këtë aktivitet nën mbikqyrjen e AMF-së në Shqipëri janë bankat e nivelit të dytë dhe dy kompani private.