Masakra që ndryshoi historinë/ 21 vite më parë në Reçak u masakruan 45 viktima
15/01/2020 15:43

Njëzetenjë vjet më parë, më 15 janar të vitit 1999, pak banorë që nuk ishin larguar nga fshati Reçak i Komunë së Shtimes u zgjuan herët në mëngjes nga krismat e armëve që ishin bërë të zakonshme në atë periudhë të luftës. Atë ditë në këtë fshat, që është rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Kjo ngjarje, u cilësua si masakër edhe nga shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili rikthehet në këtë fshat, thuajse çdo përvjetor. Ngjarja që ndodhi në këtë fshat të vogël ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës. “Vizita ime këtu ka dy arsye te rëndësishme….”, ka thënë Walker. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashke me atë shqiptar, Ilir Meta, bënë homazhe në nder të viktimave dhe nga Recaku, kërkuan drejtësi për të gjitha masakrat e ndodhura në Kosovë. “Edhe kjo masakër si kur gjitha masakrat tjera do të jenë ato që ne kërkojmë vazhdimisht që të zbardhen. Dua të shpreh revoltën time edhe sot, që drejtësia ndërkombëtare për fat të keq duke mos dashur të ia prish qejfin Serbisë ka heshtur për të zbardhur rastet e 400 masakrave të kryera në Kosovë”, është shprehur Thaçi. “Ishte një përgjegjësi dhe detyrim i imi për të qenë këtu, së bashku me presidentin Thaçi edhe më të gjithë ju për t’u përkulur me nderim të pakufishëm përpara kujtimit të fëmijëve të moshuarve të banorëve të Reçakut të masakruar barbarisht 20 vite më parë me një akt që nuk mund të përmblidhet më saktë me tre fjalë siç bëri 21 vite më parë ambasadori Walker, krime kundër njerëzimit….”, ka thënë Presidenti i vendit. Në këtë 21 vjetor, ceremonitë përkujtimore kanë qenë të shumta. Pas homazheve në Reçak, u mbajt edhe një akademi përkujtimore. Mos harro Reçakun, ishte motoja e aktiviteteve në këtë 21 vjetor të një prej masakrave më të tmerrshme, pas asaj të Srebrenicës.

Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39