Masakra e Reçakut, Meta: Autorët para drejtësisë, kjo është rruga e pajtimit
15/01/2020 12:06

Dalja përpara drejtësisë e atyre që orkestruan masakrën e Reçakut është rruga e vetme drejt pajtimit, tha sot presidenti Ilir Meta. Duke marrë pjesë në homazhet për 21 vjetorin e kësaj masakre, Meta theksoi nga Reçaku se çdo përpjekje për mohim është rrezik për riciklimin e dhunës. “Ishte pikërisht kjo masakër që shokoi botën dhe vuri në lëvizje diplomacinë botërore për të ndaluar gjenocidin. Por kjo masakër, por edhe të tjera që kanë ndodhur në Kosovë në kuadër të një spastrimi etnik, tregoi se liria dhe dinjiteti njerëzor triumfojnë ndaj gjenocidit dhe barbarizimit. Sot është koha për të kujtuar këtë ngjarje, por edhe për të kujtuar se duhet të shkojë deri në fund drejtësia për të gjithë ata që orkestruan këtë krim sepse kjo është rruga e pajtimit. Çdo përpjekje për të mohuar masakrën e Reçakut nuk është gjë tjetër veçse një rrezik për riciklimin e dhunës”, tha presidenti Meta. I pranishëm në homazhe ishte edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili theksoi se “masakra e Reçakut, ishte gjenocid i Serbisë kundër popullit të Kosovës”. “Do kërkojmë gjithmonë drejtësi për gjenocidin që Serbia ka bërë kundrejt nesh”, tha Thaçi duke shtuar se “mohimi i masakrës nga ana e Serbisë vjen si rezultat i sjelljes së ndërkombëtarëve”. 21 vjet më parë, më 15 janar të 1999 do të ndodhte një nga masakrat më të mëdha të luftës së Kosovës, ajo e Reçakut ku forcat ushtarake serb vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë.

Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top News- Historia makabre nga Kosova, prindërit monstër rrahin e keqtrajtojnë të miturin
18/03 20:06
Top Channel/ Shokuese në Prishtinë, prindërit dhunojnë 5-vjeçarin, fëmija në terapi intensive
18/03 15:40
Top News- Sulmi terrorist në veri/ I akuzuari: Më 24 shtator nuk kam qenë në Banjskë
18/03 15:11
Top News- Ligji hyri në fuqi në Kosovë/ Të huajt regjistrojnë adresat, mes tyre dhe serbë
18/03 13:45
Top Channel/ Ligji për të huajt, kritika në Kosovë, ekspertët: Ligji vepron me dy standarde
17/03 20:00
Top News- Ligji për të Huajt ‘lëviz’ Europën/ KE heq të gjitha masat financiare ndaj Kosovës
17/03 17:16
Top Channel/ Kosova “e lirë” nga sanksionet: BE heq të gjitha masat shtrënguese
17/03 15:17
Top News- Njohja e ID të lëshuara nga Serbia / Ambasada e SHBA mirëpret ndryshimet në ligj
17/03 11:52
Top Channel/Ambasada e SHBA përshëndet kompromisin e Kurtit: Por konsultohuni dhe me serbët!
17/03 11:29
Top News- Tragjedia që tronditi Gjakovën/ Autori vetëdorëzohet në polici së bashku me armën e krimit
17/03 10:44
Top Channel/ Krim në Gjakovë, qëllohem me armë dy persona, njëri humb jetën
16/03 15:11
Top News-Marrëveshjet ‘peng’ i krizës politike/ Bllokada në Kuvend rrezikon investimet ndërkombëtare
16/03 14:15
Top News- Kriza politike në Kosovë/ Ambasada gjermane: Respektoni vendimin e Kushtetueses
16/03 13:46
Top Channel/ Vrasje në Gjakovë! Qëllohen dy persona, edhe një i plagosur. Autori në kërkim
16/03 12:42
Top News – Kosovë, veteranët e luftës pa pensione /‘Ndalen’ për ata që punojnë në ndërmarrje publike
15/03 14:21
Top News – ‘Nuk e dimë si do t’ia dalim…’ / Kosovë, qytetarët të shqetësuar për çmimin e energjisë
15/03 14:07
Top News – Rregulla të reja në Kosovë / Të huajt dhe automjetet, fillon zbatimi i ligjit
15/03 13:54
Top News – Kosova njeh dokumentet serbe, Rama: BE të heqë sanksionet, të ecë me anëtarësimin
14/03 19:18
Top News- Kurti vijon punën, mbledh kabinetin qeveritar për programin e ri
14/03 19:16
DIGITALB DIGITALB