Atentati mafioz në Dobraç ka rindezur luftën e bandave në Shkodër. 3 persona kanë humbur jetën në një sulm të mirëmenduar. Hamza Lici, djali i vogël i familjes gjeti vdekjen në lagjen famkeqe të Shkodrës. Arlind Bushati, në makinë me 23-vjeçarin, nuk u mbijetoi plagëve. Viktima të pafajshme e këtij atentati mbetën Bashkim dhe Flutura Basha, çifti bashkëshortëve që u ndodhën në vendin e gabuar. Kush e tradhtoi familjen Lici? Kush është personi i tretë që shihet me duar në gjak në vendngjarje dhe pse policia nuk e ka sqaruar ende rolin e tij? Zbardhen planet e hershme për eliminimin fizik të Hamza Licit në bisedat e SKY EÇ. A ishte Ibrahim Lici objektivi kryesor i atentatit dhe a do të rishfaqet I ashtuquajturi “fantazma” pas kësaj ngjarje? Shkodra e gjunjëzuar nga terrori i bandave kriminale.