Drejtori Ekzekutiv i Qëndresës Qytetare, Rigels Xhemollari, iu rikthye vrasjes së Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli” nga bashkëmoshatari i tij. Ai zbuloi kërkesat e reja të prindërve për sigurinë në shkolla. Ndër të tjera deklaroi se do të kërkojnë ligj të ri, që të krijojë mundësi për ashpërsimin e masave, të cilat do të parandalojnë ngjarje të tilla.