Marshim për kancerin e gjirit/ Aktivitet ndërgjegjësuese në Elbasan
23/10/2020 15:50

Në kuadër të tetorit, muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, Young women’s Christian Association of Albania (YwCA) zhvilloi një marshim sensibilizues në qytetin e Elbasanit. 12 vite më parë do të nisnin aktivitetet e Fiongos Rozë, aktivitete informuese dhe sensibilizuese mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të kancërit të gjirit. Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, pjesë e këtij marshimi bëri apel për rritje të ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave për të shpëtuar jetën e tyre. “Gjatë muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit ne nderojmë qëndresën e pabesueshme të të mbijetuarave. Kanë mbështetjen dhe lutjet tona të përzemërta ato që kjanë duke luftuar me këtë sëmundje dhe kujtojmë personat e dashur që kemi humbur për shkak të saj. Ky është viti i 12 që Ambasada e SHBA mbështet luftën kundër kancerit të gjirit në Shqipëri dhe është hera e parë që kjo ambasadë përfaqësohet në Shqipëri nga një femër. Kjo është një sëmundje e tmerrshme, por mund të bëhet diçka për të dhe për çdo grua përcjell apelin “ju lutem bëjeni ekzaminimin”, tha Kim. Pavarësisht kushteve të pandemisë dhe vëmendjes ndaj saj , përfaqësuesi i delegacionit të BE-së i bëri thirrje qeverisë shqiptare të mos neglizhojë kancerin e gjirit. “Me pandeminë kanë dalë përparësi të ndryshme në pah dhe është konkurencë mes këtyre përparësive. Meqë këtu janë përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, janë ata që duhet të venë në peshore këto përparësi. Pavarësisht gjithçkaje që ne po bëjmë për luftën kundër pandemisë, lufta kundër kancerit të gjirit nuk duhet të reshtë, ajo duhet të mbetet përparësi”, tha Alexis Hupin. Nga ana e saj Ministrja e Shëndetësisë vuri në dukje se hapat para që janë bërë në luftën ndaj kësaj sëmundje. “Kanceri i gjirit po merr përmasa thuajse epidemike, qindra gra e fitojnë betejën me sëmundjen, por vetëm falë diagnostikimit të hershëm, qidra të tjera e humbin këtë betejë dhe shkaku është mungesa e diagnostikimit të hershëm”, Manastirliu.

Top Channel/ Sulm mbi një rafineri nafte, reagon ministria e jashtme: Do t’i përgjigjemi Teheranit
18/03 23:24
Top Channel/ Vrasja e ministrit iranian të Inteligjencës, reagon Ankaraja: E paligjshme
18/03 23:24
Top Channel/ Revista prestigjioze: Ndër pesë vendet e NATO-s që mbështeti Trump për Iranin
18/03 23:23
Top Channel/ “Nuk ka pikë pëlqimi për Mateon”, Rogerti për Brikenën: Si nuse që do të…
18/03 21:02
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top Channel/ Një tjetër zyrtare “trazon” Trumpin! Shefja e inteligjencës refuzon pyetjen për Iranin
18/03 19:55
Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Nafta, sërish rekord! Rritet brenda ditës me 5% çmimi në tregjet ndërkombëtare
18/03 19:46
Top Channel/ “Do rriten të gjitha çmimet”! Ish-ministri Malaj: Qeveria të ndërhyjë për naftën
18/03 19:43
Top Channel/ “Si njeri pa njeri”, Selin e përlotur pas largimit të Gimbos: Ishte e vështirë…
18/03 19:36
Top Channel/ Përdhunim… 40 krime për djalin e Princeshës së Kurorës në Norvegji, kërkohet burg
18/03 19:22
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top Channel/ Izraeli sulmon Bejrutin me breshëri raketash, pallati shfaroset për pak sekonda
18/03 19:21
Top News – ‘Nafta u rrit, por pak.’ Kryeministri Rama me importuesit: Taksat nuk preken!
18/03 15:28
Top Channel/ Paga mbi 1 mijë euro! 2000 vende pune në panair, kërkesa e lartë në turizëm
18/03 15:23
Top Channel/ AMA mbyll aplikacionin pirat “Kanali im”, hiqet nga Play Store
18/03 15:20
Top Channel/ Rejsi Farma, gjobë spitaleve! Dyshohet për fatura të dyfishta ndaj spitalit të Fierit
18/03 15:16
Top Channel/ SPAK çon Ahmetajn për gjykim, 11 të pandehur për korrupsion e pastrim parash
18/03 15:14
Top News – Kanali i piratëve / AMA mbyll aplikacionin që vidhte Digitalb
18/03 15:07
Top News – 4 mld euro investime në rrugë / PD dhe PL kërkojnë hetim parlamentar nga 2014-ta
18/03 14:54
DIGITALB DIGITALB