Gratë dhe vajzat në Durrës protestuan këtë 8 mars. Në një marshim në qendër te qytetit ato kërkuan që ti jepet fund dhunës ndaj grave, ndërsa në Durrës kohët e fundit janë shënuar ngjarje të rënda me vrasje dhe ushtrim dhunë ndaj tyre nga bashkëshortët. Ndërkohë në një event, gratë artiste dhe intelektuale përcollën mesazhe kundër dhunës