Marrëveshjet me Serbinë, Haradinaj: Nuk i bëjnë dëm Kosovës
27/01/2020 16:05
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha sot se marrëveshja për hekurudhat me Serbinë, nuk i bën asnjë dëm Kosovës.
Pas homazheve tek obelisku i hebrenjve, në ditën ndërkombëtare të përkujtimit të holokaustit, ai u ndal tek rrethanat politike.