Marrëveshje për pensionet e emigrantëve, Rama vizitë në Itali
31/10/2019 18:58

Pas Athinës, kryeministri Edi Rama qëndroi në Romë për një vizitë zyrtare ku u prit nga homologu Giuseppe Conte. Kryeministri Italisë ripërsëriti qëndrimin e shprehur gjatë vizitës në Tiranë, se opozita shqiptare duhet të ulet në tryezën e bisedimeve me shumicën qeverisëse pa asnjë kusht. “Inkurajova edhe njëherë tjetër kryeministrim Edi Rama për ti bërë një ftesë të hapur opozitës. Kjo me qëllimin e zhbllokimit të krizës politike, e cila prej kohësh po e pengon Shqipërinë të forcojë rrugën e reformave, e në veçanti atë zgjedhore. Unë si kryeministër i një vendi që ka një traditë miqësie shumë të gjatë dhe të fortë me Shqipërinë, po e ripërsëris edhe një herë ftesën forcave opozitare, të ndjekin të njëjtën qasje, me shpirt kontruktiv dhe pa kushte. Dua të theksoj, mos hapja e negociatave është një gabim historik. Perspektiva e Ballkanit është në Bashkimin Europian”, u shpreh Conte. Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp foli me terma konkrete se cfarë i kishte kërkuar mikpritësit të tij Giuseppe Conte. “Ia vlen të shihet edhe situata mbi sigurimet shoqërore për të arritur një dakordësi për njohjen për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali. Ne do të vazhdojmë në këtë bashkëpunim për të intensifikuar marrëdhëniet. Ne si qeveri shqiptare jemi koshientë për rritjen e numrit të qytetarëve italianë që jetojnë në Shqipëri. Gjatë bisedës me kryeministrin Conte folëm edhe për dhënien prioritet të firmave italiane që operojnë në vendin tonë. Folëm edhe për arbëreshët që jetojnë në Itali, që janë një vlerë e shtuar kulturore e shtetit italian në morinë e vlertave kulturore që paraqet Italia”, tha Rama.

Top News – Rama: Do hyjmë në tregun e naftës. ‘Kompani publike për të mbrojtur konsumatorët’
01/04 18:54
Top Channel/ “Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama:Futemi në treg për garanci për qytetarët
01/04 16:55
Top Channel/ ‘Të kemi pavarësi energjetike’,Rama:Me energjinë e erës dhe atë diellore kompletojmë..
01/04 16:54
Top Channel/ ‘Shteti do paguajë sigurimet shoqërore për kujdestarët’, Rama: Nuk mund të mbeten…
01/04 16:45
Top Channel/’Ka një sasi nafte që është jashtë radarëve të shtetit’, Rama:Do formalizojmë tregun…
01/04 16:45
Top Channel/Reforma në Drejtësi, Rama:Ne ja dolëm ta bëjmë me gjithë konfliktet, krenar për…
01/04 16:44
Top News – Çmimet e larta në Shqipëri. Berisha-Shkak oligopolet në treg! Do t’u shpallim luftë
01/04 16:41
Top News- Berisha takon përfaqësuesit e KiE: I informova se Parlamenti fsheh ftesat për opozitën
31/03 20:58
Top News- Rama flet për përplasjen me Spiropalin, reagimi i parë pas mbledhjes së grupit
31/03 20:57
Top Channel/ PS-PD “negociojnë” Kushtetutën, palët “përplasen” për numrin e deputetëve
31/03 19:47
Top Channeol/ Rama zbulon planin: Kompani publike për naftën! Çfarë thotë për tensionet nëPS
31/03 19:34
Top News- “Të jesh socialist, duhet të jesh i pakënaqur”, Rama përmend Pandeli Majkon
31/03 18:19
Top News- Rama: Berati ka më shumë kthime se ikje, rezultat ekonomia e turizmit
31/03 18:19
Top News- “Programe të veçanta për të rritur ndërmarrjet”, Rama flet dhe për Paketën e Maleve
31/03 18:18
Top News- Rama: Do fusim produktin e ndjekjes së naftës tranzit, më shumë kontroll
31/03 18:18
Top News- Rama: Nëse heqim taksën e qarkullimit çmimi ulet, por shoferët do paguajnë 4-fish më shumë
31/03 18:17
Top News- Rama i bindur se do fitojë në zgjedhjet vendore, mesazh të prerë strukturave
31/03 18:17
Rama kundër Braçes për bashkinë e Tiranës?/ Analistët zbulojnë se çfarë po ndodhë në PS
31/03 18:15
Top Channel/ Asambleja e PS-së në Njësinë numër 7 në Tiranë, Rama: Ai ballisti Halit Valteri….
31/03 18:02
Top Channel / “Këto janë meritat tona”, Rama në njësinë 7: Çdo mësues e mjek futeshin në punë me…
31/03 18:02