Marin Mema, qytetar nderi në Gjilan/ Vlerësim për autorin e ciklit “Gjurmë Shqiptare” në Top Channel
29/03/2021 15:37

Gazetari i Top Channel dhe autori i ciklit të dokumentarëve, “Gjurmë Shqiptare” Marin Mema është vlerësuar me titullin qytetar nderi i qytetit të Gjilanit në Kosovë. Në ceremoninë e mbajtur nën kushtet e pandemisë kanë marrë pjesë, jo vetëm krerët më të rëndësishëm të institucioneve në këtë qytet, por edhe përfaqësues të lartë të Komunës Shqiptare të Bujanocit në Serbi. Lutfi Haziri, kryetari i komunës Gjilan është shprehur: “Do të vazhdojmë përpjekjet tona bashkërisht që Gjilanit, me i sjellë miq , Gjilani me u pasuru edhe më pas të nderojmë emra si Marin Mema me qenë në listën e qytetarëve të nderit. Ka folur dhe Ambasadori i Shqiperisë, Qemal Minxhozi. “Marini nuk është thjesht nga një trevë e Shqipërise, nga jugu i Shqipërise, por Marini është nga çdo trevë shqiptare, secila atë e ndjen, jo thjesht si bashkombas, por si pjesëtar i komunitetit të lagjes, të qytetit, të zonës ku jeton”. Gjatë fjalës së rastit, gazetari Marin Mema e vuri theksin, tek ajo që e quajti beteja e re e shqiptarëve e që sipas tij, lidhet me ndërtimin e një ekonomie të fortë kombëtare. “Sot kemi një betejë te re, që për mua është një betejë ekonomike, një betejë për të mundur t’i japim një të ardhme shqiptarëve. Një betejë që kërkon, që ne të jemi shumë më të fortë, të shfrytëzojmë shumë më mirë pasuritë që kanë tokat shqiptare, të cilat, per fat të keq, sot nuk janë shfrytëzuar ashtu siç duhet. Është koha që sot, të mos shohim më të rinjtë shqiptare të rrugëtojnë gjithkund në botë për të gjetur të ardhmen e tyre, por të qëndrojnë në tokat shqiptare për t’i dhënë një të ardhme me frymën e tyre, këtyre tokave , pasurisë së vendit tonë”, thotë gazetari. Për Marin Memën, çmimi në Gjilan, një komune me rreth 90 mijë banorë, e drejtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, vjen vetëm pak javë pas vlerësimit të marrë në qytetin e Deçanit. Pas ceremonisë zyrtare, gazetari i Top Channel është pritur në Prishtinë, në një takim kortezie edhe nga kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti, ku është folur për problemet e shqiptarëve, rritjen e dijes dhe vetëdijes si një detyrë e rëndësishme e institucioneve.

Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59
Top Channel/ Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, dy në spital me plagë thike
03/04 21:57
Top Channel/ Përjetimi i Udhës se Kryqit nga Jezu Krishti, besimtaret mblidhen në shesh
03/04 21:28
Top News- Sherr me thika mes të rinjve në Shkodër, dy të plagosur
03/04 21:10
Top Channel/ Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, në konflikt të përfshirë disa 18-vjeçarë
03/04 20:26
Top Channel/ Depozitat në pak duar, 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të kursimeve, 1 mln llogari bosh
03/04 20:03
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Durrës, nxënësi humb jetën në shkollë
03/04 19:59
Top Channel/ Vlorë, vritet në sherr 63-vjeçari! I lënduar mbeti dhe djali i tij, në mars…
03/04 19:55
Top Channel/ “Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore”, ministri i Drejtësisë:Prokurorët…
03/04 19:54
Top Channel/ ‘Shqiptarët taksohen dy herë për naftën’, Bozdo: Jemi të parët në rajon për…
03/04 18:38
Top News – ‘DIA, krijesë amerikane’. Ilir Meta sjell dëshminë e Hejsek: SPAK e fshehu
03/04 18:37
Top Channel/Dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën automjetin
03/04 17:57
Top Channel/ U ndje keq teksa po stërvitej, ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës te palestra e shkollës
03/04 16:18
Top Channel/ Sherri në Vlorë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari, pamje nga vendngjarja
03/04 16:16
Top Channel/ Sherr në Vlorë, plagoset një person, transportohet me urgjencë në spital
03/04 16:15
Top News – Gjyqi për emërimin, Veliaj kundër prokurorit Dado: Nuk jam këtu për mëshirë, por…
03/04 15:58