Gazetarët, Armend Pire dhe Mirilda Tili, analizuan në Top Talk Economy se çfarë do të ndodhte nëse në Shqipëri do të aplikohej nisma e Maqedonisë së Veriut: 100 mijë euro për të jetuar në fshat. Ata treguan këndvështrimet e tyre në lidhje me realizimin e kësaj nisme në vendin tonë, nëse të rinjtë do të braktisnin qytetin për të jetuar e investuar në fshat.