Parlamenti i Maqedonisë votoi ligjin për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për regjistrimin e popullsisë. Analistët thonë se regjistrimi dështoi për shkak të politikës nacionaliste maqedonase e cila ka për qëllim uljen e numrit të shqiptarëve, pasi përveç si operacion statistikor, regjistrimi në Maqedoni ka rëndësi të madhe politike.