Parlamenti miratoi me 74 vota “pro” dhe 14 “kundër”, raportin e Këshillit të Mandateve për çështjen “Frroku”. Sipas raportit, Parlamenti i kërkon Gjykatës Kushtetuese të interpretojë nenin 71, pika 2 e kushtetutës që flet për mbarimin e mandatit të deputetit kur ai mungon për një periudhë 6-mujore.