Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore të Rrogozhinës, që i shërben 14 mijë banorëve, ministrja e Shëndetësisë deklaroi se zinxhiri ftohës për vaksinat antiCOVD do të jetë i organizuar në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar qendrën e re shëndetësore në Rrogozhinë, e sapo rikonstruktuar, në kuadër të programit kombëtar të 300 qendrave shëndetësore.