Manastirliu inspekton punimet në Spitalin e Kukësit: Vaksinohen më shumë se 10 mijë mësues
21/03/2021 12:06

Kukës- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet për rindërtimin e Spitalit dhe maternitetit të ri të Kukësit. “Jam e kënaqur që punimet po ecin me ritme të shpejta. Kemi finalizuar fazën e parë me ndërtimin e farmacisë së spitalit, administratës dhe është duke përfunduar urgjenca e re dhe sallat e kirurgjisë, që do të vihen në funksionim së shpejti dhe ndërkohë presim të finalizojmë projektin e rehabilitimit të plotë të spitalit të Kukësit dhe maternitetit të ri”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë, puna për transformimin e sistemit shëndetësor nuk ka ndalur. “Puna jonë edhe në këtë vit të vështirë të pandemisë nuk ka ndalur për asnjë moment, nuk ka ndalur në drejtim të investimeve tona, të kantierit të shëndetësisë, nga Kukësi, në Lezhë, në Berat, në Durrës, në Tiranë gjithashtu që është kantieri më i madh i transformimit të QSUT-së, por edhe në gjithë spitalet e tjera, sikurse është spitali i ri memorial në Fier, i cili pritet të finalizohet shumë shpejt”, tha Manastirliu. Nga Kukësi, Ministrja Manastirliu bëri me dije se procesi i vaksinimit antiCOVID po vijon në të gjithë vendin. “Kemi përfunduar vaksinimin e mjekëve, infermierëve dhe për të siguruar maksimumin e efektivitetit të procesit të vaksinimit dhe mbrojtjen e gjithë personelit tonë shëndetësor po vijon vaksinimi me dozat e dyta. Ndërkaq vijojmë në të gjithë pikat e përqendruara të vaksinimit të vaksinojmë edhe të moshuarit +80 vjeç ku vaksinimi vijojn edhe aty. Arsimtarët gjithashtu po vijojnë procesin e vaksinimit në të gjithë vendin, tashmë janë më shumë se 10 mijë arsimtarë të cilët janë vaksinuar”, tha Manastirliu.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23