Manastirliu: Aktivizohet skenari i parë i spitaleve rajonale për trajtimin e pacientëve me Covid
15/02/2021 16:08

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar spitalin rajonal të Durrësit, ku nis sot trajtimi i pacientëve me Covid19, pas fluksit në rritje në spitalet COVID në Tiranë. “Është një moment delikat, pasi shihet që kemi një incidencë në rritje të infektimeve dhe sigurisht dhe fakti që 90% e kapaciteteve në 4 spitalet COVID në Tiranë tashmë janë ezauruar, kjo na bërë që të kalojmë në skenarin e parë për hapjen e spitaleve rajonale, ku fillojmë sot me hapjen e Spitalit Rajonal të Durrësit, me pavion të dedikuar dhe gjithashtu në Spitalin Rajonal të Shkodrës e më pas do të vijojmë me Spitalin Rajonal të Korçës, Vlorës, Elbasanit, në skenarin e parë”, deklaroi Manastirliu. Duke folur për kapacitetet dhe investimet në spitalet rajonale, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh: “Me këtë skenar, vendosim në dispozicion të qytetarëve nga 430 deri në 630 shtretër, që i shtohen kapaciteteve të spitaleve të Tiranës, ndërsa eksperienca e fituar nga stafet mjekësore si dhe me investimet që kemi bërë në spitalet rajonale, jemi të angazhuar t’i përgjigjemi nevojave dhe puna nuk po ndalet në asnjë moment, që t’i sigurojmë qytetarëve kushtet optimale për trajtimin e dukur mjekësor”, tha Manastirliu. Drejtuesja e spitalit të Durrësit dhe stafi i pavionit COVID u shprehën se gjatë kësaj kohe është investuar për pavionin e dedikuar COVID si dhe është fituar një eksperiencë e mirë për trajtimin e pacientëve, nisur nga fakti se Spitali Rajonal i Durrësit trajton rastet post-covid si dhe rastet suspect covid. Gjatë inspektimit në reanimacionin e spitalit të Durrësit, ku janë dedikuar poste për trajtimin e pacientëve me COVID19, Manastirliu foli edhe për vaksinimin antiCOVID, i cili do të shtrihet edhe në dy pika të reja.

Top Channel/ Urimi për fitër Bajramin, kreu i KMSH Bujar Spahiu mesazh besimtarëve
19/03 15:32
Top Channel/ Pedagogët e Arteve në alarm për titujt, pedagogët paralajmërojnë bojkot
19/03 15:31
Top Channel/ Fermerët e Dimalit në protestë: Çmimi i trangullit nuk mbulon kostot
19/03 15:26
Top Channel/ Rejsi Farma paditet në Korçë për fatura abuzive, e padit edhe Fondi
19/03 15:13
Top News -Nxiti të miturit për vjedhje në shkollë/Kapet 22-vjeçari në Lezhë, në hetim 5 adoleshentët
19/03 13:59
Top News – Siguria kibernetike. Rama: Shqipëria renditet e nënta në botë
19/03 13:57
Top News – Përkeqësohet siguria në punë. Gjysma e aksidenteve fatale nëpër kantiere ndërtimi
19/03 13:39
Top News – ‘Po mbifaturon qytetarët’ / PD: OSHEE fatura dyfish më të larta se konsumi
19/03 13:22
Top Channel/ Protesta e fermerëve: Prodhimet shiten shumë lirë. Nuk na janë dhënë dëmshpërblimet
19/03 12:38
Top Channel/ Fermerët e Sovjanit në vështirësi, s’kanë nisur të mbjellin tokën nga lagështira
19/03 12:31
Top Channel/ Polici i burgut të Drenovës humbi jetën në aksident, dalin pamjet e përplasjes
19/03 12:26
Top Channel/ Thyen dyert dhe morën 16 laptopë dhe videoprojektorë, arrestohen autorët
19/03 12:23
Top Channel/ “Arratisja” që i trembi të gjithë, reagimet pasi 14-vjeçarja u zhduk për një ditë
19/03 12:22
Top News – Pedagogët nuk paguhen sipas titujve. Protestë te Artet, paralajmërohet bojkot
19/03 12:15
Top News – Nga e merr naftën Shqipëria! Hormuzi na prek, por bllokimi i Suezit shkakton probleme
19/03 12:14
Top News – Tritoli ndaj agjentit të krimeve / Autori në ‘arrest shtëpie’: S’kam lidhje me ngjarjen
19/03 12:13
Top Channel/Vijojnë reshjet e borës në qarkun e Korçës, nuk raportohet për problematika në qarkullim
19/03 11:36
Top Channel/ Sulmi në Katar, rritet cmimi i gazit në Europë: Dyfish më lart, nafta 113 USD për fuci!
19/03 11:34
Top Channel/Raporti i Freedom House: Shqipëria e para në Ballkan, lë pas Malin e Zi e RMV-në!
19/03 11:21
Top News – Kuvendi hedh poshtë PD. ‘Deputetët e saj janë pjesë e delegacionit në Bundestag’
19/03 11:11
DIGITALB DIGITALB