Studentët shqiptarë po përdorin degën e mjekësisë si trampolinë për t’u larguar nga Shqipëria. Sipas të dhënave nga INSTAT, numri I studentëve ka rënë me rreth 13 për qind gjatë harkut kohor të viteve 2019-2023. Deri në 2023, numri total i studentëve u tkurr me 17,700, pra 12.7%. Megjithatë, degët e shëndetësisë kanë pësuar rritje, pasi me ato mund të gjendet punësim edhe jashtë vendit. Gjatë vitit akademik 2022-2023, në bankat e auditorëve të fushave që lidhen me shëndetësinë, janë ulur 22,834 studentë. Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj