Punë Pa Teka nis sezonin e dytë televiziv në Top Channel. Çdo të shtunë në orën 17:30 në ekranin e të gjithë shqiptarëve do të rikthehet cikli i reportazheve që ka në fokus një ditë pune në profesione të ndryshme, e xhiruar në detaje dhe me vërtetësi. Në autorësinë dhe moderimin e Kristi Gongo, ajo do të vijojë të përveshë mëngët e do të përcjellë ndjeshmërinë e ditës së parë të punëve të pazakonta. Këtë herë Kristi do të jetë punonjësja më e re e jetimores, ku për 24 orë është kujdesur për vogëlushët. Emocione dhe rrëfime prekëse, për fëmijët e braktisur nga prindërit.