AKSHI ka qenë një ndër institucionet më të diskutuar së fundmi në Shqipëri, që nga hijet e skandalit që e kanë mbuluar pas hetimeve te SPAK, te kritikat e radhës per drejtesine që kryeministri Edi Rama pati në ceremoninë e përzgjedhjes së drejtuesit të ri. I pari i qeverisë pranë dorëheqjen e Mirlinda Karccanajt dhe emëroi në krye të këtij institucionit, Ilgi Tafën. Ai beson se ish-drejtuesja do të dale e pastër nga ky hetim. Investigimi i “Inside Story”, që zbërtheu një pjesë të tenderave të dhënë në këtë institucion, pasoi me dorëheqjen e Karçanajt. Megjithatë, përvec emrave të përmendur vazhdueshëm, roli i ish-zëvendësdrejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, firmëtar në disa prej procedurave që sot janë në verifikim. Rrjeti i kompanive perfituese jane te lidhur me persona pranë tij dhe zgjerimi i konsiderueshëm i investimeve të realizuara në të njëjtën periudhë me tenderat. Një element që ka ngjallur diskutim është fakti se nëna e tij, e cila sipas të dhënave rezultonte me profesion rrobaqepëse dhe me aktivitet ekonomik modest, është shfaqur si aksionere në kompani që më pas kanë realizuar investime të konsiderueshme në troje dhe ndërtime me vlerë miliona euro.