Edisa Lecini erdhi në Podcast për të folur për bukurinë dhe linjën e saj të produkteve Ediss Bio Care. Vajzat dhe gratë duhet të ndihen të sigurta për gjithçka që përdorin, sepse asgjë nuk është më e mirë për lëkurën sesa natyra☘️ Grida Duma sjell në skenë një projekt të ri mediatik, një podcast që shkon përtej lajmeve të ditës dhe debatit klasik politik. Ky podcast është një hapësirë për biseda të thella, personale dhe të sinqerta, ku personazhe të njohur ndajnë me publikun historitë që nuk i kanë treguar kurrë më parë. Qëllimi i këtij podcasti është të sjellë përpara publikut anën njerëzore të figurave të njohura, përmes rrëfimeve autentike mbi jetën e tyre, eksperiencat profesionale, sfidat, dështimet dhe momentet që i kanë formuar si individë.